Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 917 viktima në 24 orët e fundit. Nga 917 viktimat, 823 janë në Angli, 47 viktima në Skoci dhe 12 në Irlandën e Veriut.
Mes viktimave është edhe një fëmijë 11-vjeçar. "Daily Mai" shkruan se fëmija që humbi jetën nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.
Totali i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 9.875, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të bëra publike nga BBC.
Ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 78.991 persona.
