Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Prill 2020, 16:04

Stresi vazhdon sherrin e nisur nga Fero dhe thumbon Noizyn

Ditën e djeshme Fero publikoi këngën e tij të re "1 e keni", në një pjesë të së cilës i bënte diss hapur Noizyt. Ai përmendte bashkëpunimin e tij me motrat Mustafa dhe më vonë sqaroi se dissi nuk ishte për to por për reperin. (Lexo këtu)

“Fansa dua t'iu lajmëroj diçka, ju lutem mos disrespektoni motrat Mustafa. Në asnjë mënyrë diss-i nuk është për ato, diss-i është ju e dini për ke. Kërkoj falje motrave Mustafa dhe kam respekt për juve", shkruante Fero.

Pas Feros, në thumbimet ndaj Noizyt është bashkuar dhe reperi Stresi. Ai ka publikuar në Instastory këngën e re të Feros dhe e ka shoqëruar me një të qeshur të madhe, duke lënë të kuptohet se e ka me Noizyn.

Kujtojmë se ndaj thumbave të Feros Noizy reagoi me anë të një postimi në Instastory. Ai publikoi një foto të tualetit, mbi të cilin shkruante "Sikur t'ia vlente të harxhoja kohën me ty", duke preferuar ta lërë me kaq sherrin mes tyre. Ndërkohë Stresit nuk i është përgjigjur akoma.