Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij të Facebook-ut, historinë e Ana Lucës, kryeinfermieres në Spitalin Infektiv. Ajo e ka lënë me dëshirë postin e administratores së spitalit polivalent në QSUT për të ndihmuar luftën ndaj Koronavirusit.
Alma ka zëvendësuar kolegen që u prek nga Koronavirusi, duke i rikthyer kështu në profesionin e saj. Tani ajo shërben mes dhjetra të sëmurësh me Koronavirus.
"Kur futesh aty brenda ka një atmosferë empatie që të mbështjell të gjithën dhe e vetmja gjë që të shkon në mendje, është t'iu japësh një buzëqeshje dhe kujdesje këtyre pacientëve që sytë i kanë te ti", është shprehur Ana.
Ajo ka një muaj që nuk takohet me të birin pasi ka frikë mos e infekton. Ndërkohë ai jeton me tezen dhe ka vetëm një frikë: Mos i infektohet mamaja. "Përballja më e madhe që unë kam, që mund të kem në fund të ditës është që në orët e vona të natës flas me video call me djalin", ka treguar kryeinfermierja. Në këtë moment ajo nuk i ka mbajtur dot lotët.
Alma e mbyll rrëfimin e saj me fjalët "Dalshim të gjithë faqebardhë!" "Bukuri njerëzore", shkruan Rama krahas videos se publikuar.
