Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Prill 2020, 14:02

Tragjike/ Gjendet e pajetë nëna e katër fëmijëve në Delvinë

Një nënë e katër fëmijëve, banore e Fushë Verrisë, bashkia Delvine, i ka dhënë fund jetës. Burime për "Panorama Online" bëjnë me dije se 55 vjeçarja, me iniciale B.K dyshohet se ka konsumuar fostoksinë gjatë natës.

Familjarët e kanë gjetur pa ndjenja në mëngjes dhe e kanë dërguar në spitalin e Sarandës. Sipas burimeve mësohet se shkak për ngjarjen është bërë gjendja e saj depresive.