Një nënë e katër fëmijëve, banore e Fushë Verrisë, bashkia Delvine, i ka dhënë fund jetës. Burime për "Panorama Online" bëjnë me dije se 55 vjeçarja, me iniciale B.K dyshohet se ka konsumuar fostoksinë gjatë natës.
Familjarët e kanë gjetur pa ndjenja në mëngjes dhe e kanë dërguar në spitalin e Sarandës. Sipas burimeve mësohet se shkak për ngjarjen është bërë gjendja e saj depresive.
