Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku por në muajin Shkurt të këtij viti, bëri bujë lajmi për ndarjen e tyre. Dyshja e konfirmuan ndarjen e tyre përmes deklaratave të ndryshme por disa postime të bëra së fundmi kanë bërë të lindin dyshime se vazhdojnë të jenë bashkë.

Si Romeo ashtu dhe Jonida kanë shkuar në një vend bregdetar për të kaluar këto ditë izolimi. Jonida ka publikuar në Instastory një foto nga deti ku shkruan "Nën tingujt e valëve të detit".

Po ashtu dhe Romeo ka publikuar një foto nga dhoma ku po qëndron, ku duket pamja e detit. Diçka e tillë nuk mund të jetë thjesht rastësi, siç duket dyshja po e kalojnë karantinën bashkë.




