Blogerja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë bashkë prej më shumë se 5 vitesh dhe janë përfolur shpesh për martesë. Së fundmi Armina ka realizuar një "mini-intervistë" me ndjekësit në Instastory ku ka treguar detaje të reja rreth dasmës së tyre dhe jo vetëm.

Ajo ka treguar se në Como të Italisë, të ulur në një stol, ka marrë propozimin e parë nga Shkëlzeni dhe në çdo përvjetor shkojnë aty. Megjithatë dasmën do e zhvillojnë në Shqipëri, pasi kanë në plan të kenë shumë të ftuar.

“Historia me Comon është e tillë, në udhëtimin e parë në vitin 2014, Zeni dhe unë pamë një vend që e pëlqenim të dy dhe u bë si traditë që çdo përvjetor shkonim aty. Tek ai stol kam marrë edhe propozimin e parë, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri sepse kam dëshirë të ftoj shumë vetë, dhe jashtë është vështirë organizimi,“- shkruan blogerja.

Po ashtu Armina ka treguar se ka ëndërruar që një fazë të jetës ta kalojë në fshat.
“Që e vogël kam enderruar që në një fazë të jetës të bëj jetë fshati me shumë kafshë, lopë, dele dhe kuaj dhe perime bio”, shkruan ajo.







