Para disa ditësh tregu i Kombinatit ishte objekt diskutimi për mosrespektimin e rregullave të vendosura nga qeveria. Për këtë shkak u morën masa të reja dhe u krijua një tunel dezinfektues, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve

Përmes një statusi dhe fotove të publikuara në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se masat po funksionojnë dhe se sot, tregu i Kombinatit është kthyer në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare. Ai shprehet se kjo luftë ka vetëm një fund: Fitoren e afërt të shqiptarëve.
