Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Prill 2020, 11:11

E fundit/ Rritet numri i rasteve të reja me Koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 17 raste të reja me Koronavirus, duke e çuar në 433 numrin e personave të infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar zyrtarisht se janë kryer 259 testime 24 orët e fundit.

Numri i rasteve të reja ka pësuar rritje nga dita e djeshme, ku brenda 24 orësh ishin vetëm 7 raste të reja.

Harta e personave të infektuar është zgjeruar me 10 raste në Tiranë, 3 në Shkodër, 1 në Pukë, 1 në Krujë, 1 në Lushnje dhe 1 në Durrës.

Betejën me Koronavirusin e kanë humbur gjithsej 23 qytetarë. Në spitalin Infektiv janë 53 të shtruar, 6 në terapi intensive dhe 2 të intubuar. Në spitalin "Shefqet Ndroqi" ndodhen 7 pacientë.