Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Prill 2020, 10:10

Në mes të pandemisë: Brenda 24 orësh vijnë në jetë 34 bebe në Tiranë (Foto)

Pavarësisht periudhës së vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor, si pasojë e luftës ndaj Koronavirusit, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se vetëm brenda 24 orësh në dy maternitetet e Tiranës kanë ardhur në jetë 34 foshnja.

Ndërkohë në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji kanë ardhur në jetë 1.470 fëmijë. Kjo është provë që jeta triumfon!

"Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga Koronavirusi, jeta triumfon!
24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me Koronavirusin në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë", ka njoftuar Manastirliu.