Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Prill 2020, 10:10

Aktori i njohur jep lajmin e ëmbël, po bëhet baba për herë të parë

Një ndër çiftet më të dashur për publikun do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Bëhet fjalë për yllin e "Harry Potter", Rupert Grint dhe partnerja e tij Georgina Groome.

Një përfaqësues i aktorit tha për "Mail Online": "Rubert Grint dhe Georgia Groome janë shumë të emocionuar të njoftojnë se do të bëhen prindër dhe luten për privatësi në këtë periudhë".

Aktori 31 vjeçar dhe partnerja e tij 28 vjeçare janë bashkë që nga viti 2011. Të enjten Georgia është fotografuar me barkun e rrumbullakosur, teksa u pa me Rupertin në veri të Londrës duke u furnizuar me ushqime si pasojë e bllokimit nga Koronavirusi.