Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Prill 2020, 09:09

Tragjike/ Numri i viktimave nga Koronavirusi në botë i kalon 100 mijë

Pandemia e Koronavirusit ka shkaktuar një kaos në botë, me 1.700.391 raste të infektuara. Po ashtu është rritur shumë dhe numri i personave që kanë humbur jetën, teksa së fundmi numri i viktimave ka kaluar 100 mijë.

Në mbarë botën numërohen në total 102.760 jetë të humbura.

Rradhitja e shteteve me numrin më të lartë të viktimave:
1. Italia me 18.846 jetë të humbura;
2. SHBA me 18.746 jetë të humbura;
3. Spanja me 16.081 jetë të humbura;
4. Franca me 13.197 jetë të humbura.

Përsa i përket numrit të përgjithshëm të rasteve me Koronavirus për shtet, SHBA rradhitet vendi i parë në botë me numrin më të lartë, ndjekur më pas nga Spanja, Italia, Franca, Gjermania.

1. SHBA me 502.876 raste me koronavirus
2. Spanjë me 158.273 raste me koronavirus
3. Italia me 147.577 raste me koronavirus
4. Franca me 124.869 raste me koronavirus
5. Gjermania me 123.171 raste me koronavirus.