Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 22:10

Pas Kombinatit, ja ku vendoset një tjetër tunel dezinfektues

Para disa ditësh në tregun e Kombinatit u vendos një tunel dezinfektues, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar se është vendosur dhe një tjetër tunel dezinfektues në tregun pranë "Shkollës së Baletit".

“Te Pazari i Ri është mbajtur higjiena, ka pasur administrim që në fillim, ndaj është një nga tregjet që është sjellë më mirë; nuk kemi pasur nevojë të shtojmë më shumë forca policore e dezinfektantë.

Ndërkohë, te tregu i Kombinatit dhe tregu i  Shkollës së Baletit, ku ka qenë edhe fluksi më i madh, janë vendosur dezinfektantë”, është shprehur Veliaj.