Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 22:10

Fero thumbon keq Noizyn por reperi nuk ia përton një përgjigje

Marrëdhënia mes reperëve të njohur Noizyt dhe Feros që prej kohësh nuk është aspak e mirë. Dyshja vazhdimisht e kanë thumbuar njëri-tjetrin në deklarata publike.

Në këngën e tij të fundit, të titulluar "1 e keni", Fero i ka bërë diss Noizyt duke përmendur bashkëpunimin e tij me motrat Mustafa.

"Ai osht Alles Baba
M’shtinet apet tash s’ko mu nal, haha
Qysh ti reper ke bo muzik me motrat Mustafa”, këndon Fero.

Më pas ai ka reaguar me anë të një postimi në Instastory ku sqaron se nuk ka asgjë me motrat Mustafa, por me Noizyn.

“Fansa dua t'iu lajmëroj diçka, ju lutem mos disrespektoni motrat Mustafa. Në asnjë mënyrë diss-i nuk është për ato, diss-i është ju e dini për ke. Kërkoj falje motrave Mustafa dhe kam respekt për juve", shkruan reperi.

Pas diss-it të tij nuk ka munguar një përgjigje nga Noizy.
Ai ka publikuar në Instastory një foto të tualetit, mbi të cilin shkruan "Sikur t'ia vlente të harxhoja kohën me ty", duke preferuar ta lërë me kaq sherrin mes tyre.