Një 32 vjeçare britanike e quajtur Laura Richards ka humbur jetën në funeralin e nënës së saj, Julie Murphy (63 vjeç) që vdiq pas komplikacioneve nga Koronavirusi. Gjithçka kishte filluar me një dhimbje në gjoks. Në një intervistë për "The Sun" motra e saj, Lisa Green ka treguar se kanë menduar se ishte thjesht ankth por më pas kanë telefonuar 999.

Ajo shtoi se Laura kishte vuajtur më parë nga disa probleme shëndetësore të cilat kishin ndikuar në zemër.Një anëtare tjetër e familjes ka treguar se ndërkohë që po varrosnin 63 vjeçaren, është dëgjuar paprtimas zëri i Laurës: "Nuk mund të marr dot frymë!"
Ajo ka pësuar atak në zemër dhe nuk mund të bëhej asgjë. "Të humbasësh motrën në funeralin e nënës-duket si film horror. Ishte vetëm 32 vjeç", është shprehur e motra.

32 vjeçarja është varrosur pranë së ëmës me vetëm 5 persona të pranishëm, për shkak të rregullave të Koronavirusit.Familjarët kanë shtuar se gjendja e Laurës ishte rënduar së tepërmi nga humbja e mamasë dhe kjo ka ndikuar në vdekjen e saj të papritur.
Burimi: "The Sun"
