Këngëtari i njohur Blero Muharremi ishte pasditen e sotme në një lidhje Skype për emisionin "Rudina" në Tv Klan. Gjatë intervistës është bërë e ditur se këngëtari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale javën e kaluar.

Blero nuk ka preferuar të tregojë llojin e ndërhyrjes pasi e konsideron diçka shumë personale. Megjithatë e rëndësishme është se tani po e merr veten.

"Është pak personale që të flas për ndërhyrjen, por me rëndësi është që jam mirë, jam shëndoshë dhe jam duke e marrë veten për t’u rikuperuar.
Kam 12 ditë që jam i shtrirë, por më ka qëlluar ndoshta në atë kohën ideale, duke qenë se është dhe kohë karantine, kohë që të rrimë në shtëpi ka qenë më kollaj për mua për ta përballuar. Jam mirë dhe duke e marrë veten. Sot isha normalisht në kontroll dhe për 10 ditë do jem më ok dhe në rregull", u shpreh ai.




