Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 20:08

Lajm i mirë: 90 vjeçarja nga Hasi shërohet nga Koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një 90 vjeçare nga Hasi ka arritur të mposhtë luftën ndaj Koronavirusit. E moshuara është larguar nga Infektivi dhe është kthyer në shtëpi.

“Lajm i mirë: Nonë Nifja nga Hasi, plot 90 vjeç, u shërua. Tani edhe 120 të paktën o non, se 100 nuk bohet llaf”, shkruan Rama.

Kujtojmë se numri i të prekurve nga Koronavirusi në Shqipëti ka shkuar në 416, me 7 raste të reja brenda 24 orësh.