Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ishte së fundmi në një lidhje direkte në emisionin "Shqipëria Live". Ajo ka treguar se më kë dhe si po i kalon ditën e karantinimit.

Besa ka rrëfyer se gjatë këtyre ditëve ndodhet në karantinë bashkë me tre macet e saj. Ndonëse jeton afër prindërve, ajo ka zgjedhur të mos i takojë nga meraku. Po ashtu ajo ka treguar se ketë periudhe është foksuar te muzika, te stërvitja dhe është munduar të punojë sa më shumë.

"Unë faktikisht këtë periudhë e kam shfrytëzuar për të shkruar muzikë. Kam bërë stërvitje shumë. Jam përpjekur të punoj sa më shumë me qetësinë e shtëpisë.
Shërbimet eksetike i bëj vetë. Jam e vetme dhe në fakt edhe pse jam shumë e lumtur që karantina më ka zënë në Shqipëri. Jetoj shumë afër me prindërit me shtëpi, por si takoj nga meraku.
Ndërkohë jam në karantinë me tre macet e mia. Unë në koncept nuk jam e izoluar, më mungon jeta, e përditshmja. Të kesh mundësi të ndjekësh angazhimet e tua", është shprehur këngëtarja.
View this post on Instagram





