Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 19:07

Koronavirusi/ Delinda Disha rrëfen frikën e saj më të madhe

Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha ishte në një lidhje direkte për emisionin "Historia ime". Ajo tregoi si po e përjeton situatën e krijuar nga Koronavirusi.

Delinda u shpreh se gjatë ketyre ditëve frikën më të madhe e ka ndjerë për njerëzit e dashur, për prindërit e saj dhe prindërit e Eldos. Fatmirësisht ajo ka treguar se deri tani të gjithë janë mirë dhe me shëndet të plotë.

"Më shumë frikë kam patur për njerëzit e mi të afërm, për njerëzit e dashur, për prindërit sepse normalisht janë ata më të rrezikuar dhe për prindërit e Eldos. Sepse mesa kemi dëgjuar dhe informacioni që kemi marrë, është një virus që kap moshën e tretë në përgjithësi dhe duke qenë se ne kemi qenë në punë, në kontakt përditë, ky ka qenë meraku më i madh.

Por deri tani fatmirësisht të gjithë jemi mirë dhe gëzojmë shëndet të plotë. Më lejo të gjej rastin t’ju bëj thirrje të gjithëve, sidomos moshës së tretë, të respektojnë masat e dhëna së është në të mirë të tyre dhe të shoqërisë", ka treguar aktorja.