Situata nga Koronavirusi në Itali ka filluar të përmirësohet goxha. Brenda 24 orësh janë shënuar më pak viktima dhe janë regjistruar më pak raste të reja se dje.
Për 24 orë në Itali janë regjistruar 3.951 raste të reja me Koronavirus, me një ulje nga dita e djeshme që ishin 4.204 të tilla.
Po ashtu për 24 orë në Itali kanë humbur jetën 570 persona të infektuar me Koronavirus, ndërkohë që ditën e djeshme u shënuan 610 viktima.
Numri i përgjithshëm i rasteve me Koronavirus në vendin fqinj ka shkuar në 143.626, ndërsa numri i viktimave 18.279. Italia vazhdon të ketë numrin më të lartë në botë për humbje jetësh nga Koronavirusi por rradhitet e treta në rradhë për rastet me Koronavirus, pas SHBA-së (468,566) dhe Spanjës (153,222).
