Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 17:05

Fotoja më e ëmbël e ditës: Taulant Xhaka pozon për herë të parë me të birin

Me datë 25 Mars futbollisti i njohur Taulant Xhaka dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të parë. Arbnora solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Klevis.

Taulanti ka publikuar vazhdimisht foto të vogëlushit në rrjete sociale, duke zbuluar dhe portretin e tij. Mirëpo vetëm këtë të premte ai ka publikuar foton e parë ku vetë ai shfaqet pranë Klevisit.

Ai është shtrirë për të fjetur afër djalit. "Të dua zemra ime", shkruan futbollisti krahas fotos.