Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 16:04

Nuk flisnin prej vitesh/ Babai i Rihannës infektohet me koronavirus, e bija i shkon direkt për ndihmë

Babai i këngëtares me famë botërore, Rihannës është infektuar me koronavirus. Ronald Fenty u shpreh se mendoi që do të vdiste kur mësoi se testi kishte dalë pozitiv. Rihanna, e cila nuk i ka pasur marrëdhëniet dhe aq të mira me të atin, i ka ardhur menjëherë në ndihmë.

"Vajza ime po më kontrollon çdo ditë. E dua shumë! Ajo bëri shumë për mua dhe e vlerësoj. Kam frikë, mendova se do të vdisja", u shpreh Ronaldi dhe tregoi se Rihanna i kishte blerë dhe një respirator. 

Megjithë përpjekjet e këngëtares për ta ndihmuar të atin, të dy nuk kanë patur gjithmonë një marrëdhënie të mirë. Ronald u divorcua nga nëna e Rihannës, Monica kur këngëtarja ishte adoleshente. Rihanna ka treguar se ajo ishte dëshmitare e abuzimit fizik që babai i bënte nënës së saj. Babai i këngëtares shpeshherë është futur në telashe edhe për shkak të përdorimit të kokainës. Ai ka treguar se e bija nuk i foli për vite.