Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 15:03

101-vjeçari shërohet plotësisht nga koronavirusi

Një i moshuar, 101 vjeç ia ka dalë ta fitojë betejën me koronavirusin duke u shëruar plotësisht. Keith Watson nga Worcestershire, Angli ishte shtruar në spital për t'u operuar në këmbë, por më vonë doli pozitiv edhe me koronavirus. 

Nusja e djalit të Watson tregoi se i moshuari ankohej për dhimbjen në këmbë dhe e kishin dërguar në spital për operim. Kur kishin mësuar se ai ishte infektuar edhe me koronavirus, familjarët kishin menduar më të keqen. Por Watson ia doli dhe foto e tij me stafin e spitalit është shpërndarë mijëra herë.

Nusja e Watson tha se ai është fantasik për moshën që ka dhe është e mahnitur me shërimin e tij të shpejtë.