Aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi feston sot 34-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti Jonidën në momentin më të bukur të jetës së saj, në pritje për t'u bërë nënë për herë të parë.

Aktorja ka postuar një foto nga shtëpia, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan blu dhe shkruan se dhurata më e bukur që ka marrë është vogëlushja e saj që së shpejti do vijë në jetë.

"Ne 34 vite te festuara, sot eshte me i lumturi per mua, pavaresisht situates. Zoti me ka bere dhuraten me te bukur ne jete, ty e vogla ime, qe po numeroj ditet per te te pare fytyren e per te te ndjere aromen", shkruan Jonida duke zbuluar se është në javën e 31 të shtatzënisë.

