Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 13:01

E fundit/ Ndërron jetë babai i pacientit zero në Shkodër, shkon në 24 numri i viktimave

Është shënuar ditën e sotme viktima e 24 nga koronavirusi në vendin tonë. "Abc News" raporton se gjatë paradites së sotme ka ndërruar jetë babai i pacientit zero në Shkodër.

Ai ndodhej në gjendje kome që prej tre muajsh për shkaqe të tjera shëndetësore. Koronavirusi e ka përkeqësuar edhe më tej gjendjen shëndetësore të pacientit.

Ky është personi i dytë që humb jetën nga koronavirusi në Shkodër.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije për "abcnews.al" se varrimi i tij do të bëhet sot në mesditë.