Është shënuar ditën e sotme viktima e 24 nga koronavirusi në vendin tonë. "Abc News" raporton se gjatë paradites së sotme ka ndërruar jetë babai i pacientit zero në Shkodër.
Ai ndodhej në gjendje kome që prej tre muajsh për shkaqe të tjera shëndetësore. Koronavirusi e ka përkeqësuar edhe më tej gjendjen shëndetësore të pacientit.
Ky është personi i dytë që humb jetën nga koronavirusi në Shkodër.
Gazetari Simon Shkreli bën me dije për "abcnews.al" se varrimi i tij do të bëhet sot në mesditë.
