Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 11:11

E fundit/ Sot vetëm 7 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 7 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 416. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja.

Në total janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 416 raste.

Betejën me sëmundjen e kanë humbur 23 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 182. 

Ju informojmë se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 50 të shtruar, 6 prej tyre në terapi intensive dhe 1 pacient i intubuar. Në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi" janë 6 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve janë të intubuar. Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.