Nga Shqipëria / E Premte 10 Prill 2020, 11:11

Shokon kreu britanik i sindikatës: Nëse Johnson vdes nga koronavirusi, do të bëj festë

Steve Hedley, kreu i sindikatës britanike të hekurudhave ka shokuar sot duke thënë se do të mbajë një festë të madhe nëse kryeministri Boris Johnson vdes nga koronavirusi.

Madje Steve shtoi: "Shpresoj që i gjithë kabineti me bastardë konservatorë, të infektohen".

Presidentja e sindikatës, Michelle Rodgers dhe sekretari i përgjithshëm Mick Cash, e quajtën të papranueshëm postimin e Steve.

Gjithçka nisi pas disa replikash në Facebook kur Hedley ia ktheu një mikut të tij: "Nuk dua të të ofendoj por nëse Bojo (Boris Johnson) ngre këmbët nga dielli, do të mbaj një festë të madhe".

"Mos hezito të më bësh bllok dhe shpresoj që i gjithë kabineti i bastardëve konservtorë të sëmuren, për atë që ata i kanë bërë të varfërve dhe të dobtëve", vazhdoi ai.

Dikush komentoi më pas se edhe Boris Johnson është një qenie njerëzore. Hedley ia kthe: "Hitleri, Mussolini e Franco, edhe ata ishin qenie njerëzore, të njëjtin argument do të përdorësh dhe për ta?"