Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson prej 3 netësh ka qenë në terapi intensive nën kujdesin e mjekëve pasi doli pozitiv me koronavirus. Por më në fund mediat e huaja japin lajmin e mirë se Johnson ka dalë nga terapia intensive.
Një zëdhënës i kreut të qeverisë të Mbretërisë së Bashkuar, sipas BBC ka thënë: "Kryeministri ka dalë këtë mbrëmje nga terapia intensive. Ai do të vazhdojë të monitorohet vazhdimisht gjatë fazës së rikuperimit".
Boris Johnson u konfirmua me koronavirus rreth dy javë më parë.
Të dielën e kaluar në mbrëmje ai u shtrua në spital, ndërsa një ditë më vonë gjendja e kryeministrit u përkeqësua.
