Ish futbollisti dhe zyrtari i FSHF-së, Florian Riza në një intervistë për "ABC News" u shpreh se urgjenca nuk iu përgjigjet menjëherë të sëmurëve.
"Më tepër e gjithë historia ime është se 127 është një urgjencë që nuk ju vjen në ndihmë njerëzve, besoj se kjo është një problem i madh, pasi 11 ditët me një temperaturë 39 është e vështirë që të përballohet nga secili", tha ai.
Po ashtu Riza shtoi se 127 nuk e kishte marrë seriozisht rastin e tij dhe fillimisht e kishin cilësuar thjesht si virozë. Pas deklaratës së tij ka reaguar shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, në një intervistë me Mirela Molorin.
"Duhet të saktësoj se zotëria në fjalë mesa dëgjoj nga ju paska ndjekur rigorozisht triozhimin telefonik të ndjekur nga çdo qytetar tjetër. Njoftimin drejt 127 që janë disa kritere mbi përkufizimin e rastin dhe më pas ka kontaktuar mjekun e familjes që është një linjë sekondare që i është bashkangjitur 127 dhe përmes telefonit të 127. Pas përkufizimit të rastit janë dhe ato raste që kanë vështirësi në fyrmëmarrje dhe janë kontakte të rasteve të konfirmuar pozitivë. Zotria në fjali i ka kaluar të dy filtrat dhe një nga filtrat i ka kërkuar bërjen e tamponit. Bërja e tamponit në Shërbimin Infektiv ka ndjekur rrugën e duhur të rastit të dyshuar me koronavirus", u shpreh Tomini.
