Këtë të enjte një tjetër person ka humbur jetën nga Koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 7 numrin e viktimave. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima është një 72 vjeçar nga Gjilani.
72 vjeçari me iniciale Z.I ishte i shtrirë në njësinë e kujdesit intensiv të klinikës së Infektives. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Koronavirusi në vend ka shkuar në 224.
