Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 22:10

Koronavirusi/ Rama tregon kur mund t'i rikthehemi jetës normale

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një lidhje direkte për emisionin "Open" në Top Channel. Ai i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me situatën e krijuar nga Koronavirusi në vend dhe se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

I pyetur nga Eni Vasili se kur pritet të fillojë hapja e vendit, dalja nga izolimi total dhe rikthimi ne jeten normale Rama ka treguar se ky do të jetë një proces gradual.

"Kjo nuk është si luftat që jemi mësuar nga filmat, librat apo qoftë dhe nga eksperienca e Kosovës kur fundi i regjimit në Beograd dhe tërheqja e forcave në Kosovë solli ditën e çlirimit. Këtu nuk do të ketë një ditë çlirimi. Do jetë hapje graduale, pjesë-pjesë. Do bashkëjetojmë me idenë se në çdo moment mund të infektohemi, për këtë arsye duhet të përgatitemi për një jetë me rregulla të tjera sepse kjo mund të zgjasë 2-3-4-5 muaj, disa thonë që mund të zgjasë deri në 3 vjet", u shpreh kryeministri.