Në këto ditë izolimi nga Koronavirusi, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është treguar shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi përmes një postimi, ajo ka treguar se ka bërë një ndryshim në look-un e saj.

Jonida ka prerë flokët deri te supi dhe ka lënë baluke. Nga videoja e publikuar duket se këngëtares i pëlqen shumë ky ndryshim i bërë, teksa shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës "Blla Blla" nga Lind Islami.

'Dashuria është në flokë! Nën tingujt e këngës fantastike Bla Bla nga Lind Islami', shkruan Jonida.




