Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 21:09

Bilanc tragjik: 1.341 viktima për 24 orë në Francë

Situata e krijuar nga Koronavirusi në Francë është rënduar shumë së fundmi. Brenda 24 orësh janë shënuar 1.341 viktima, duke e çuar në total 12.210 numrin e jetëve të humbura.

Po brenda 24 orësh janë regjistruar 4.799 raste të reja me Koronavirus, duke e çuar në 117.749 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Franca rradhitet e katërta në rradhë për numrin e viktimave pas Italisë (18.279), SHBA-së (16.114) dhe Spanjës (15.238). Po ashtu e katërta në rradhë për numrin e rasteve me Koronavirus, pas SHBA-së (455.454), Spanjës (152.446) dhe Italisë (143.626).