Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 20:08

Kolegu i punës i shpreh hapur dashurinë Fjoralba Ponarit

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari ka realizuar së fundmi një 'mini-intervistë' me ndjekësit në Instastory. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet, ku ka zbuluar dhe detaje të reja nga jeta e saj private.

Fjoralba ka treguar se një ndër kolegët e saj të punës i ka shprehur dashurinë, mirëpo ajo ia ka prerë shkurt.
"Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje?”, i shkruan një ndër ndjekësit.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit”, është përgjigjur moderatorja.