Me anë të një postimi në rrjete sociale, gazetarja e njohur Fiori Dardha ka treguar se ditët e karantinimit po i kalon larg të birit. Kjo sepse në ketë periudhë ajo është në kontakt me shumë njerëz në punë dhe për të mbrojtur vogëlushin e ka dërguar te gjyshërit e tij.

Ajo ka publikuar një foto duke folur me djalin, Abelin, në kamër dhe krahas fotos shkruan se mezi po reziston larg tij. Fiori shton se vetëm Zoti e di sa herë e mban veten për të mos shkuar te ai.

“Fiks 1 muaj sot pa të përqafuar! Shpirti im e di si duron! Vetëm unë e di, se si rezistoj që të mos turrem me vrap e të të pushtoj me krahët e mi kur të shoh që del tek dera (në momentin që sjellim ushqimet). Një Zot e di se si e mbaj veten të mos vij tek ti, kur më përkëdhelesh dhe më dërgon puthje në videocall!
Sa e sa herë e kam mbyllur telefonin (me preteksin, se mbaroi bateria) që ti mos të më shohësh në lot! Është një torturë e vërtetë, por do bëjmë durim! Durim për të mbrojtur nënën dhe gjyshin, pa të cilët Abeli nuk rri dot! Sakrifikojmë sot për t’i patur sa më gjatë pranë nesh! Të dua Abel!
P.S: Abeli qëndron me gjyshërit (nuk pranon të largohet prej tyre) dhe ne nuk duam të rrezikojmë, duke qenë se jemi çdo ditë në kontakt me persona të tjerë”, ka shkruar gazetarja.
View this post on Instagram




