Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 19:07

E fundit/ Shënohet viktima e 23 nga Koronavirusi në Shqipëri

Numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri është rritur. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë një paciente 72 vjeçare nga Tirana duke e çuar 23 numrin në total të viktimave.

E moshuara, me iniciale V.S, ishte në terapi intensive në gjendje të rëndë prej disa ditësh. Ditën e sotme është përkeqësuar së tepërmi, është intubuar dhe pavarësisht trajtimit mjekësor nuk ka mundiur të mbijetojë. 72 vjeçarja vuante dhe nga sëmundje të tjera si insuficensa renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

Kujtojmë se brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Kështu numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar 409.