Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 18:06

'Miku i mirë njihet në ditë të vështira', SHBA sjell ndihmat e para në Shqipëri për Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë në Shqipëri ndihmat e para për përballimin e luftës ndaj Koronavirusit. Manastirliu ka publikuar në rrjete sociale disa foto gjatë marrjes së ndihmave, e shoqëruar nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Në njoftimin e saj, ministrja ka falenderuar SHBA-në, teksa shprehet se miku i mirë njihet në ditë të vështira. Ajo shkruan se populli amerikan ka ndihmuar Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore që janë në vijën e parë të luftës.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira! Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me COVID19. Faleminderit Ambasadore Yuri Kim!
Jemi bashkë në këtë luftë COVID-19”. Kujtojmë se ka shkuar në 409 numri i të prekurve me Koronavirus në Shqipëri, me 9 raste të reja brenda 24 orësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ogerta Manastirliu (@manastirliu.ogerta) on