Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 27 vjeç dhe ndonëse në karantinë, partneri i saj Bes Kallaku është mundur t'ia bëjë sa më të bukur këtë ditë. Fillimisht ai e surprizoi duke ia mbushur shtëpinë me tollumbace të shumta, ndërsa tani është rradha e urimit.

Besi ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për Xhensilën, teksa shkruan se ajo është bukuria e ditëve të tij. Po ashtu ai shton se është i lumtur që Zoti e ka sjellë në jetën e tij dhe po kalojnë së bashku karantinën. Aktori ka publikuar një foto ku Xhensila shihet me Ajkën në krahë.

“Urime ditelindjen treçereku im më i mirë. Jo çdo ditë është e bukur, por çdo ditë ka bukurinë e saj dhe ti je bukuria e ditëve tona. Mami Xhensila!
Shyqyr që të solli Zoti afër meje që po i shtyn këto ditët e karantinës pa mërzitje. Porosita shumë dhurata për ty por nuk mi sollën dot sepse nuk lejohet të dalësh. Kështu që po ta organizoj në kushte shtëpie. Te dua", shkruan Besi krahas fotos.





