Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 16:04

Mësuan se në traget ka të infektuar me koronavirus, pasagjerët hidhen në det (Video)

Pasi mësuan se në traget mund të kishte të infektuar me koronavirus, disa pasagjerë që po udhëtonin drejt Maumere, Indonezi, janë hedhur në det. 

Trageti po shkonte për t'u ankoruar në port, por autoritetet kërkuan të bllokonin ankorimin për shkak të frikës së rasteve të dyshuara.

Turma e pasagjerëve u mblodh në kuvertën e tragetit dhe nisën të bërtasin. Shumë prej tyre u hodhën në det dhe shkuan në breg me not.

Pas debateve me autoritetet, trageti u ankorua në Maumere ku banorë të shumtë ishin mbledhur në port për të protestuar pranimin e anijes.