Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 15:03

Cekja i Beratit tregon jetën e tij në karantinë: U çamë me ashure, zihemi me gruan...

Aktori shumë i dashur për publikun, Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit ishte në një lidhje live me emisonin "Vizioni i pasdites" nga shtëpia e tij. Cekja tregoi se karantinën po e kalon me bashkëshorten dhe djalin. Aktori u ankua se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë.

"Gruaja gatuan dhe vetëm gatuan se secili nga ne ka preferencat e tij. Dua mish me fasule, dua gjë tjetër, e më the të thashë. U çamë duke ngrënë ashure, darkë më darkë ashure.

Po ndenje në shtëpi do zihesh. Më thoshte ime shoqe nuk u mblodhe njëherë në shtëpi. Ja i thashë u mblodha tani.

Paradite dal një ore vetëm në një mini-lulishte që kemi afër. Kur më afrohet njeri u them 'të lutem se më pret një shok në telefon, i flas nga jashtë", u shpreh Cekja.