Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 15:03

Në karantinën e Kejvinës: Modelja djeg rrjetin me fotot e fundit

Për shkak të pandemisë, Kejvina prej disa javësh është bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Modelja shkoi atje për të realizuar disa sete fotografike, një prej tyre me fotografin e famshëm Fadil Berisha. 

Megjithatë edhe pse në karantinë, Kejvina nuk i ka ndalur pozat dhe në fotot e reja është shfaqur më tërheqëse se kurrë më parë.

Në njërën prej fotove modelja duket në super formë, e veshur me bikini dhe bust të kuq latex. Ndërsa në një foto tjetër shfaqet me një fustan jeshil, duke shijuar pamjen e vilës mbreslënëse.

Nuk kanë munguar komplimentat e shumta për Kejvinën.