Sipas urdhërit të qeverisë, pensionistët nuk lejohet të dalin nga shtëpia, si masë parandalimi për përhapjen e Covid-19. Megjithatë një problem me të cilin hasen të moshuarit është pagesa e faturave. Një zonjë i është drejtuar emisionit "Fiks Fare", pasi kërkon të paguajë faturën e energjisë, ujit dhe internetit, por nga bashkia nuk i jepnin një përgjigje.
Zonja nga Durrësi e telefonoi sërish bashkinë dhe operatorja iu përgjigj: "Do të bësh pagesat? Po shko bëji. S'të ndalon njeri. Kur qenke kaq mirë ti sa me bo pagesat..."
Gazetarja e emisionit "Fiks fare" telefonoi sërish operatorin e Bashkisë Durrës për ta pyetur si mund të zgjidhet ky problem.
"Të gjitha kërkesat e qytetarëve i mbajmë shënim, të dhënat i hedhim në sistem dhe këto të dhëna ndahen sipas rajoneve përkatëse dhe ja dërgojmë kryetarëve të rajoneve ku ata pastaj i verifikojnë të gjitha kërkesat e pensionistëve dhe i kontakton grupi tjetër. Ne patjetër që e dimë urdhërin, por të gjitha kërkesat që kemi patur faktikisht janë për ndihma ushqimore, për ilaçe", tha operatorja.
