Ka marrë fund pritja për emigrantët që po prisnin prej kaq ditësh në tokën neutrale. Një pronar hoteli në Gjirokastër ka vënë në dispozicion 45 dhoma për të vetëkarantinuar emigrantët nga Greqia që nuk kanë mundësi për t'u vetëizoluar me shpenzimet e tyre.
Gazetari i report Tv, Pirro Nase raporton se pronari gjirokastrit është shprehur i gatshëm për t'i mbajtur për 14 ditë 9 emigrantët.
Përveç fjetjes atyre do t'u sigurohet edhe ushqim të tre vakteve falas.
