Mjeku Pëllumb Pipero u emocionua mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit "Open", kur pa videon e një vogëlushe të quajtur Kejsi e cila i kishte shkruar një letër ku e pyeste se kur do çlirohej vendi ynë dhe ajo të rikthehej në shkollë.
"Më falni për emocionet sepse unë kam një mbesë sa Kejsi dhe do doja me këtë rast t'i përgjigjem edhe mbesës sime që jeton në Itali. Në bazë të ecurisë së kësaj epidemie në vendin tonë, unë mendoj që fundi i prillit do na zërë me pak ose aspak raste. Maji mund të na zërë me ndonjë rast sporadik. I them Kejsit që të bëj durim se në më pak se një muaj do të shijojë jetën.
Kurse vendi do jetë i çliruar, 1 muaj pas rastit të fundit të infektuar. Por ne normalisht do jemi më shpejt sesa kaq. Në bazë të konstatimeve të epidemiologëve do së paku nga dita e fillimit 4 muaj që epidemia të quhet e kaluar. Unë besoj se fundi i prillit deri maksimimi mesi i muajit maj do ta gjejë Kejsin të lirë. Duhet shumë pak durim. Po të mos ishte kujdesi i domosdoshëm për të moshuarit, Kejsi do kishte dalë nga shtëpia me kohë”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.
Ndiqni më poshtë videon dhe letrën e vogëlushes Kejsi.
