Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 409.
Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja.
Në total janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 409 raste.
Ky virus prek më tepër meshkujt sesa femrat. 53% e personave pozitiv janë meshkuj në Shqipëri.
Betejën me sëmundjen e kanë humbur 22 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundi 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 165.
