Nga Shqipëria / E Enjte 9 Prill 2020, 10:10

Vlerësimi online nota përfundimtare? Besa Shahini sqaron nxënësit e studentët

Prej një muaji nxënësit e studentët po i zhvillojnë orët e mësimit online, si masë parandalimi për përhapjen e koronavirusit. Një nga shqetësimet e tyre është nëse vlerësimi online do të jetë përfundimtari i dhënë nga mësuesit dhe këtë e ka sqaruar ministrja e Arsimit Besa Shahini.

"Vlerësimi që bëhet në shtëpi është vlerësim orientues. Pra, nuk është notë formale finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë dhe nxënësi pyetet ose testohet prapë nga mësuesi për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë ose që janë zhvilluar më përpara", tha ministrja në një video në Facebook.

Shahini i siguroi nxënësit se në provimet e Maturës Shtetërore nuk do të ketë pyetje nga leksione të pazhvilluara.