Numri i viktimave nga Koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 6. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar se një 66 vjeçare nga Malisheva ka humbur jetën mbrëmjen e sotme.
Ajo vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. "Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton ministria.
Kujtojmë se numri i të prekurve nga Koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 184.
