Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Prill 2020, 23:11

E fundit/ Djali i presidentit të Serbisë infektohet me Koronavirus

Me anë të një postimi në rrjete sociale presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se djali i tij është prekur nga Koronavirusi. Ai shkruan se Danilo ka dalë pozitiv dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

"Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha dorëzimi nuk është një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam", shkruan Vuçiç.