Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Prill 2020, 22:10

Na e bëri zili: Eranda Libohova bën banjo dielli në kopshtin e shtëpisë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eranda Libohova, po shijon ambientet e shtëpisë në këto ditë karantinimi. Pak ditë më parë ajo zbuloi se ka nisur të bëjë vetë dhe kositjen e barit.

Ndërkohë, pasditen e sotme Eranda ka publikuar një foto ku shfaqet e shtrirë në shezllon në oborrin e shtëpisë dhe duke pirë pije. Ajo është shtrirë për të marrë rreze dielli.

“Po përpiqem t’i marr më të mirën kësaj periudhe. Unë rri në shtëpi, jini të sigurt dhe pozitiv”,  ka shkruar Eranda krahas fotos. Siç duket këngëtarja po ia kalon mirë në këto ditë izolimi.